Ballina / KOSOVA / Kostoja e zgjedhjeve në veri pritet të jetë 471 mijë euro
mitrovice veriu a

Kostoja e zgjedhjeve në veri pritet të jetë 471 mijë euro

Buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve në veri do t’i kushtojë 471 mijë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka planifikuar që për raundin e parë të shpenzohen 315 mijë euro, ndërsa për raundin e dytë 156 mijë euro.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së i tha Ekonomia Online, se ky institucion tashmë ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna, shuma e mjeteve të planifikuar është 471 mijë euro dhe në përputhje me obligimet ligjore KQZ-ja ka planifikuar buxhetin për dy raundet, në raundin e parë janë planifikuar 315 mijë euro, ndërsa në raundin e dytë janë 156 mijë euro”, tha Elezi.

Elezi ka sqaruar se këto janë vetëm mjete të planifikuara, duke shtuar se nëse ato nuk shpenzohen do t’i kthejë buxhetit të shtetit.

“Këto janë vetëm planifikime duhet të presim përfundimin e gjithë procesit zgjedhor për të ditur koston e saktë të zgjedhjeve. Pas përfundimit mjetet e pashpenzuara do të kthehen në buxhetin e shtetit”, tha ai.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se kërkesën për buxhet e kanë dorëzuar në Qeveri. Ai thotë se KQZ-ja nuk ka buxhet rezervë, prandaj edhe presin miratimin e Qeverisë.

“Duke ditë se ky nuk është vit zgjedhor dhe janë zgjedhje të jashtëzakonshme d.m.th këto zgjedhje nuk janë të planifikuara, KQZ-ja nuk ka buxhet për zgjedhje, prandaj kërkesën buxhetore e kemi përcjell për në Qeveri. Duke u mbështet në praktikat e kaluara kërkesat e tilla janë mbështet gjithnjë nga Qeveria e Kosovës”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjell siç e do rendi kërkesën buxhetore në Qeveri, presim gjatë këtyre ditëve Qeveria të jap një përgjigje lidhur me këto kërkesa, çdo herë kërkesat e KQZ-së janë mbështet nga ana e Qeverisë”, shtoi Elezi.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike, ka filluar më 9 prill dhe përfundon më 18 prill.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Provo po ashtu

Pompeo: Njohja reciproke në bazë të normalizimit të marrëdhënieve Serbi – Kosovë

Përmes një postimi në rrjetin Twitter sekretari Pompeo theksoi se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.