Ballina / KOSOVA / Kostoja e jetesës, ku e renditi Business Insider Kosovën
Prishtina
Prishtina

Kostoja e jetesës, ku e renditi Business Insider Kosovën

Ueb-sajti amerikan i lajmeve, Business Insider, ka përpiluar një listë, që rendit qytetet evropiane ku njeriu mund të jetojë me më pak se 600 funte në muaj. Pjesë e listës është edhe kryeqyteti i Kosovës, dhe ai i Shqipërisë.

BI ka shfrytëzuar të dhënat nga Indeksi i Kostos së Jetesës, i publikuar nga Numbeo, që analizon koston e jetesës së përditshme në qytetet më të rëndësishme nëpër botë.

Indeksi përfshin një numër faktorësh, përfshirë çmimin e sendeve ushqimore, çmimin e të ushqyerit në restorante, çmimin e udhëtimeve, çmimin e qirasë, por edhe çmimin e veshjeve dhe të filmave në kinema.

Vendin e 26’të, dhe të fundit, në listën e qyteteve evropiane ku mund të jetosh me më pak se 600 funte në muaj, e zë Sarajeva, në Bosnjë e Hercegovinë (591 funte).

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, renditet i katërti, me kosto të jetesës prej 437 funtesh në muaj.

Ndërkaq, kryeqendra e Shqipërisë, Tirana, ndodhet në vendin e 19’të në listë, me kosto jetese prej 554 funtesh në muaj.

Vendin e parë në këtë listë e zë Dnipro, në Ukrainë – 392 funte. Edhe vendin e dytë dhe atë të tretë e zënë qytete ukrainase – Lvivi (405 funte) dhe Karkovi (408 funte).

Check Also

Entela Binjaku

Stresi: Variacione të një teme

Sipas Herbert Blummer “individët jetojnë në një univers simbolesh që përmbajnë kuptime dhe vlera të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *