Ballina / KOSOVA / Kostelancik: Marrëveshja Kosovë – Serbi -prioritet strategjik i Amerikës
flamuj-shba-kosove

Kostelancik: Marrëveshja Kosovë – Serbi -prioritet strategjik i Amerikës

David Kostelancik, zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka thënë se prioritet strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kostelancik ka treguar edhe kërkesat që i janë parashtruar lidershipit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Kosova sapo doli nga zgjedhjet dhe SHBA-ja ka shprehur te liderët e të gjitha partive shpresën dhe pritjen se do të formojnë një qeveri pro dialogut, e gatshme për ta suspenduar taksën, e cila e ka bllokuar procesin”, ka thënë Kostelancik të enjten, në Forumin e Sigurisë në Beograd, i cili njëherësh është drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Teksa ka theksuar domosdoshmërinë e njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, Kostelancik ka shtuar se SHBA-ja gjithmonë do të qëndrojë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, kampanja e Serbisë për t’ia anuluar njohjet dhe për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është duke dëmtuar përpjekjet rreth dialogut dhe arritjen e rezultateve.

“Prandaj ajo duhet t’i ndalë këto veprime. Të dyja e kanë vëmendjen e plotë dhe përkushtimin e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes. Nuk duhet të humbet mundësia për njohje reciproke dhe një marrëveshje ligjërisht e pranueshme e mundëson paqen e qëndrueshme”, ka theksuar diplomati amerikan.

Provo po ashtu

media, gazeta

Pse kemi nevojë për gazetarinë

Shkruan: Marc Benioff* Eshtë një paradoks i kësaj kohe që jetojmë. Ne kemi një univers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.