Ballina / KOSOVA / Kossnet: SHBA do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën
ambasadori kossnet

Kossnet: SHBA do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, nisi detyrën e tij me takime me udhëheqësit shtetërorë në Prishtinë.

Gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kossnet tha se ai dhe familja e tij ndjehen të nderuar që ndodhen në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara janë këtu për ta mbështetur Kosovën. Bashkëpunimi në mes nesh është i pakrahasueshëm dhe më vjen mirë që jam këtu, të shoh përparimin që e ka arritur Kosova”, tha Kossnet, duke e siguruar Thaçin se SHBA do ta vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Thaçi, i cili i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri amerikan, tha se agjenda e Kosovës është e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

“Ambasadori Kossnet ka shërbyer edhe më herët në Kosovë dhe do të vazhdojë me punën e tij këtu. Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në këto tri dekadat e fundit dhe besoj edhe në kapitullin e tretë do ta realizojmë një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar, një agjendë që nënkupton të ardhmen euroatlantike, harmoni mes njerëzish dhe fqinjësi të mirë”, theksoi Thaçi.

Kossnet pason në këtë pozitë ambasadorin Greg Delawie.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.