Kosovës i lejohen miqësoret ndërkombëtare

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit i ka lejuar Federatës së Kosovës që ekipet e saj hendbollistike të luaj ndeshjet miqësore ndërkombëtare, thuhet në njohtimin e EHF-së.

Ky vendim është marr në takimin gjatë kampionatit evropian të mbajtur sivjet në Danimarkë.

Me Vendim lejohet që ekipet nacionale të Kosovës të mund të marrin pjesë në kampionatin Evropian 2014 dhe ate për femra të mbi moshës 18 vjecare dhe për meshkujt më të vjetër se 19 vjet.

Për pjesëmarrjen në cilësinë e anëtarit të plotë të Federatës së Hendbollistëve të Kosovës në EHF pritet të bisedohet gjatë shtatorit të sivjetmë në Dublin të Irlandës. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.