Kosovë, vazhdon ngërçi politik për formimin e qeverisë

Në Kosovë nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, tha të premten se partia e saj nuk do të provojë shkarkimin e Glauk Konjufcës të lëvizjes Vetëvendosje nga posti i kryetarit të parlamentit.

Ajo i bëri komentet një ditë pasi kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërgoi letër kryetarit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, duke i thënë se partia e tij mund të ndërmarrë nismën për shkarkimin e zotit Konjufca, por nuk do ta ketë ndihmën e lëvizjes Vetëvendosje.

Me Lidhjen Demokratike të Kosovës ende nuk ka asgje definitive sa i përket ndarjes së ministrive, ka thënë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ka marrë pjesë në diskutim në Prishtinë, ku temë kryesore ka qenë Kultura.

Sipas tij, me LDK-në me të cilën po provojnë të bëjnë marrëveshje, kanë diskutuar për modalitetet dhe reduktimin e ministrive.

Ai përmendi që ne negociatat mes VV-së e LDK-së, është folur që Ministria e Kulturës t’i bashkangjitet asaj të Arsimit. “Pavarësisht që me LDK-në kanë ideologji të ndryshme, kur është fjala për Kulturën, këto dallime në këtë pikë, nuk vlejnë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, në synimet e tyre në Qeverinë e re, është që institucioni i Artit dhe Kulturës të kenë një buxhet vetjak dhe të qëndrueshem.

”Artistët të kenë të garantuar financimin e rregullt. Të themelohet Teatri i Operas dhe Baletit. Është për të ardhur keq që prej vitit 2004 nuk shfaqet asgjë operistike”, është shprehur ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!