vetevendosje ligji i partive

Kosovë, shoqëria civile kundër projektligjit për financimin e partive

Në Kosovë përfaqësues nga njëqind organizata të shoqërisë civile po kundërshtojnë projektligjin për financimin e partive politike, i cili sipas tyre pavarësisht ndryshimeve len sërish hapësirë për keqpërdorime.

Në një protestë të organizuar sot në Prishtinë për të shprehur këto pakënaqësi, përfaqësuesit e këtyre organizatave u penguan derisa po përpiqeshin të vendosnin letra me thirrje kundër këtij projektligji në dyert e selisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në Prishtinë, është mbajtur “Marshi i Refuzimit” i organizuar nga shoqëria civile për kundërshtimin e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Marshi filloi nga sheshi “Skënderbeu”, duke vazhduar me ndalje të shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare.

Në PDK u treguan të dhunshëm ndaj shoqërisë civle kurse në Vetëvendosje e mirëpritën iniciativën e saj.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se pajtohet me shoqërinë civile me marshin e tyre protestues kundër ndryshimit të Projektligjit për Financimin e Partive Politike.

“Kemi filluar me marshin protesutes në sheshin ‘Skëndërbeu’ nga ora 10:00 ku edhe kemi dhënë një deklaratë të shkurtër për arsyet e organizimit të marshit, dhe jemi nisur drejt partive politike. Kemi vizituar gati të gjitha partitë kryesore, duke filluar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, aty i kemi dorëzuar pankartat me amandamentet ku ne mendojmë se cenojnë transparencën dhe llogaridhënien e partive politike, gjegjësishtë të financimit të partive politike. Nga aty jemi nisur drejt partive tjera, si drejt PSD-së, pastaj tek LVV-ja, ku nga LVV-ja kemi shkuar tek LDK-ja, dhe pastaj kemi kaluar tek PDK-ja”, ka thënë Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare D4D, Shpend Emini.

“Sot, mirëpritëm marshin “Refuzoj” të organizuar nga dhjetëra organizata të shoqërisë civile, të cilët ndaluan edhe para zyrave tona, në kuadër të marshit të tyre protestues pranë secilës seli të subjekteve politike në kundërshtim të projektligjit për financimin e subjekteve politike”.

Lëvizja Vetëvëndosje është shprehur se janë pro rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga subjektet politike.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kohë më parë pati deklaruar qëndrimin në lidhje me këtë projektligj duke theksuar se është pro rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga subjektet politike, por është absolutisht kundër neneve që janë antikushtetuese dhe shkelin vullnetin e votuesit siç është rasti me nenin 6 që ka të bëjë me financimin e subjekteve politike”.

Vetëvendosja përmes Facebook-ut ka dënuar rëndë sulmin fizik dhe kërcënimin që iu bë aktivistëve të shoqërisë civile nga zyrtarë të PDK-së në selinë qendrore të kësaj partie politike.

Vetëvendosja ka kërkuar që ky gjest antidemokratik dhe kriminal të dënohet edhe nga organet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.