Kosovë-Serbi, shkëmbejnë “ambasadorët”

Sot do të bëhet shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës të Prishtinës dhe Beogradit.

Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin e Serbisë ndërsa homolog i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviq.

Hapja e misioneve të posaçme diplomatike është pjesë e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Hapja e misioneve është vlerësuar si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura.

Detyra e oficerëve ndërlidhës është lehtësimi i komunikimit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të arritur ndërmjet dy vendeve më 19 prill në Bruksel./InfoGlobi/M.D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!