Nga arkivi

Kosovë, rihapen restorantet e qendrat tregtare, stafi civil rikthehet në punë

Në mbledhjen e së dielës, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marr vendimin për rihapjen e restoraneve, bareve, qendrave tregtare dhe barnatoreve. Poashtu ka vendosur për rikthimin e stafit në institucionet publike, i cili ka punuar deri më tash me kapacitet të reduktuar.

Në seancën e qeverisë nuk ishin prezentë ministrat e LDK-së.

VENDIMI i plotë që ka të bëjë me rihapjen e kafeterive e qendrave tregtare është si në vijim:

7. Shfuqizohet pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë mbyllur kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

8. Shfuqizohet pika 9. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë reduktuar veprimet esenciale dhe stafi esencial për çdo institucion publik.

9. Shfuqizohet pika 1.3. e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/17 i datës 27 mars 2020 lidhur me ushtrimin e veprimtarive të barnatoreve të licencuara të Republikës së Kosovës.

10. Të gjitha ministritë e linjës në bashkëpunim me palët e interesit obligohen t’i zbatojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare.

11. Obligohen Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi, me theks të veçantë të ketë kontrolle rigoroze nga organet e rendit dhe Inspektoratet respektive.

12. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Në arsyetimin e miratimit të këtyre vendimeve, është theksuar se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake, e konstatuar nga IKSHPK-ja dhe zyra e OBSH-së në Kosovë.

Gjithashtu, qeveria në këtë mbledhje ka miratuar Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2019. Ky raport, përveç informatave mbi zhvillimin dhe të arriturat e përgjithshme, matjes dhe fuqizimit të kornizës vlerësuese dhe monitoruese të performancës, mbulon edhe numrin e publikimeve, titujt e publikimeve dhe frekuencat e publikimeve në nivel të ASK-së, si dhe fushave sektoriale që janë realizuar gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin paraprak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.