Ballina / KRYESORE / Kosovë: Libri lirohet nga TVSH-ja
libra, shkrimtarët

Kosovë: Libri lirohet nga TVSH-ja

Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate të MF-së, në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës, ku para disa muajve Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi  Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e Teknologjisë Informative  të cilat i sjellin në vendin tonë, kjo me qëllim që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi të zhvillimit të shërbimeve të TI-së.

“Kurse me aprovimin dje të projekt ligjit për Tatimin  e Vlerës së Shtuar, Ministria e Financave bënë edhe një hap tutje duke liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës, kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do ti ndihmoj edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot”, thuhet në komunikatë.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.