fbpx
euro, para

Kosovë: Lexoni sa shpenzuan partitë për vetëm katër ditë !

Organizatat joqeveritare Demokraci Plus (D+) dhe Çohu kanë shpaluar të gjeturat e monitorimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore në Kosovë për periudhën 31 maj – 3 qershor.

Sa i përket reklamimit të partive në gazeta prinë, gjatë katër ditëve të para të fushatës më së shumti ka shpenzuar koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa ( 3560 euro).

Koalicioni PDK, AAK dhe Nisma (3250 euro) kurse lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar vetëm 260 euro.

Për nga numri i reklamave prijnë  Zëri me 41 reklama të partive dhe Epoka e Re me 18 sos.

Gazetat tjera ditore kanë pasur fare pak reklama.

Janë monitoruar edhe televizionet RTK, KTV, Klan Kosova dhe RTV 21

Koalicioni PDK, AAK dhe Nisma kanë shpenzuar më së shumti për reklamat televizive (55,251 euro), kurse koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa ka shpenzuar 25,970 euro, ose 50 për qind më pak se oponentët PDK, AAK e Nisma.

Ndërkaq, Vetëvendosje ka paguar 3,661 euro për transmetime, kurse partitë tjera politike kanë shpenzuar 5,883 euro.

 

 E, këto janë shpenzimet për reklamim në portale:

Në portale, PDK, AAK dhe Nisma kanë shpenzuar 23,350 euro, ndërsa LDK, AKR dhe Alternativa kanë shpenzuar 20,500 euro gjatë katër ditëve të para të fushatës.

 

Spotet televizive të transmetuara:

PDK, AAK dhe Nisma kanë pasur vlerë të përafërt të spoteve prej 17,300 euro.

LDK, AKR dhe Alternativa kanë pasur 21,400 euro, përderisa Vetëvendosje është vlerësuar se ka shpenzuar më së paku në xhirimin e spoteve, përkatësisht 1,700 euro.

Demokracia plus dhe Çohu shpaluan se “shumë e madhe e mjeteve është shpenzuar po ashtu për xhirimin dhe transmetimin e tubimeve të partive politike”.

 

…dhe jo vetë kaq! Partitë shpenzuan edhe për transmetime tubimesh

Për xhirim e transmetim të tubimeve partiake brenda 4 ditësh PDK, AAK dhe Nisma ka shpenzuar 36,000 euro, LDK, AKR dhe Alternativa 44,000 euro dhe Vetëvendosje 28,000 euro.

Analistët vlerësojnë se shpenzimet e partive për fushata janë marramendëse.

LEXO EDHE:

Zyrtare: Raportet e mëhershme financiare dhe auditimet e partive

 

Shumica e partive , në të shkuarën , nuk ishin transparente

Sipas Ligjit për financimin e partive politike “Raporti i Publikimit Financiar për Fushatën dorëzohet jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve”.

Brenda një viti, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro.

Lartësia e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat. Por partitë politike financohen edhe nga burime tjera, që shpesh herë nuk dihet se cilan janë ato.

LEXO EDHE:

Ligji për financimin e partive politike

 

InfoGlobi mëson se raporti i fundit financiar i partive i publikuar në KQZ është ai i vitit 2012.

Raportet nuk janë publikuar, sepse si theksojnë zyrtarët e KQZ-së “pa përfunduar auditimi zyrtar ky institucion nuk ka drejt t’i bëj publike gjendjet e partive përkitazi me shpenzimet zgjedhore’.

Kosova tashmë është futur n% vitin e katërt prej kur financat e partive nuk auditohen. Kjo ndodhë ngase Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të formojë Komisionin për auditim. /infoglobi/v

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.