Kosovë, konfirmohen edhe 87 raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 202 testimeve të kryera nga ana e Institutit.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 28 qershor 2020, janë shëruar 31 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203.

Numri i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677. Aktualisht janë 1.203 raste aktive.

Sipas njoftimit, nga sëmundja janë shëruar edhe 31 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425.

Që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë janë shënuar 49 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.