Ballina / KOSOVA / Kosovë: Doganierët konfiskojnë 500 litra pije joalkoolike
doganat e kosoves

Kosovë: Doganierët konfiskojnë 500 litra pije joalkoolike

Dogana e Kosovës ka marrë infomacionin se një sasi e pijeve joalkoolike dyshohet të jetë e kontrabanduar. Ata kanë identifikuar personat e dyshimtë, dhe këta të fundit tentojnë t’ju ikin doganierëve.

Gjatë aksionit, ata kanë gjetur pije, çokollata dhe konserva që dyshohet të jenë të kontrabanduara, dhe mallin e gjetur e kanë dërguar në Doganë për verifikim.

“Sipas përcjelljes në terren nga oficerët sot kemi zënë një veturë me mallra të kontrabanduara të pijeve alkoolike,” është shprehur një Pjesëtar i Njësitit Antikontrabandë në emisionin “Dogana”.

Pas verifikimit, del se në veturë kishte rreth 500 litra pije joalkoolike që dyshohet të jenë kontrabanduar.

Check Also

qeveria

Qeveria: Do përcjellet Projektligji për Demarkacion bashkë me Deklaratën

Qeveria ka miratuar kërkesën drejtuar Kuvendit për tërheqjen e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *