Ballina / KOSOVA / Kosovë: Demografinë e ndryshuan emigrantët

Kosovë: Demografinë e ndryshuan emigrantët

 

Përkundër një shtimi natyror prej 23 922 banorëve, popullsia e Kosovës u zvogëlua për 15 687 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2014. Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2014 (31 dhjetor) vlerësohet të jetë 1 804 944 banorë, krahasuar me Vlerësimin e vitit 2013, që ishte 1 820 631 banorë, theksojnë zyrtarët e Entit Statistikor të Kosovës.

Shtimi natyror i popullsisë në Kosovë gjatë vitit 2014 ishte 23 922 banorë. Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2014 ishte 32 087 lindje, kurse numri i vdekjeve ishte 8 165.

Gjatë vitit 2014, 45 333 banorë janë larguar nga Kosova (numri i emigrantëve kosovarë), derisa numri i personave që kanë imigruar (ardhur) në Kosovë ishte 5 720 banorë. Bilanci i migrimit për vitin 2014 ishte -39 613 persona. /infoglobi

Provo po ashtu

Prishtina, kosova, bujqesia urbane, co2, climate change

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (8)

Përvojat nga Kenia e New Yorku; Sa paguan Kosova për emetimin e karbonit; A rregullohet …