Ballina / KOSOVA / Kosovë: 2.3 milionë euro për Kodin Civil
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kosovë: 2.3 milionë euro për Kodin Civil

Ministria e Drejtësisë ka organizaur ceremoninë “Drejt një Kodi Civil Modern në Republikën e Kosovës” me mbështetje të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, tha se projekti do të ketë kosto 2.3 milionë euro.

BE do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës për të finalizuar Kodin Civil gjithëpërfshirës dhe të avancuar për Kosovën, ka theksuar Apostolova. .

Apostolova më tej tha se drafti i parë është përgatitur nga projekti i mëparshëm i financuar nga BE-ja.

“Konsultimi publik është shumë i rëndësishëm andaj ne inkurajomë të gjithë që ti japin trajtë të ardhmes së Kosovës. Projekti do të sjell transparencë të plotë sepse kjo është e vetmja mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithëve. Kjo u ndihmon të gjithëve që të gjejnë gjuhë në bazë të gjuhës ligjore. Kjo nënkupton që ligji të shkruhet me një gjuhë të kuptueshme për të gjithë. Kjo u mundëson bizneseve të krijojnë vende pune dhe Kosovën do të përafroj sa më me BE-në”, ka thënë mes tjerash shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. /infoglobi/

Check Also

Entela Binjaku

Stresi: Variacione të një teme

Sipas Herbert Blummer “individët jetojnë në një univers simbolesh që përmbajnë kuptime dhe vlera të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *