Ballina / KRYESORE / Kosovari që po shkëlqen në “Zookeepers’s wife”

Kosovari që po shkëlqen në “Zookeepers’s wife”

Në mars të vitit të ardhshëm do të shfaqet filmi “Zookeepers’s wife”, ku aktori i ri kosovar, Val Maloku është njëri nga protagonistët kryesor. Vali po dëshmon se në të ardhmen do të arrijë shumë suksese në kinematografinë botërore

Val Maloku është një aktor kosovar, i cili pas suksesit në skenën vendore në Kosovë dhe pasi fitoi shumë çmime me filmin ‘Babai’, po vazhdon me suksese edhe në kinematografinë botërore, shkruan albinfo.ch.

Ai gjithashtu do të jetë pjesë e filmit “Zookeepers’s wife” me protagoniste aktoren Jessica Chastain. Në mesin e aktorëve pjesëmarrës është edhe aktori kosovar Val Maloku, i cili po ashtu është përfshirë në trailerin e filmit, madje ka një rol shumë të veçantë, pasi është i biri i Jessicas. Aktorja është e nominuar dy herë për çmimin ‘Oscar’.

Ky film pritet të nisë së shfaquri në mars të vitit të ardhshëm.

Megjithëse në rolin e tij të parë, filmi “Babai” i solli djalit prishtinali shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, si “Aktori më i mirë”, në eventet më të rëndësishme të festivaleve të filmit, në Munih, Kroaci dhe festivalin e “Karlovy Vary”-it. Filmi “Babai” ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën edhe në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’.

Vali ka luajtur në dy episode me Sean Bean, aktorin e filmave “Game of Thrones”, “Lord of the Rings”, për serialin “Legends”./albinfo.ch

Provo po ashtu

Fushata rikthen koketimin me islamin politik

Një studim tashmë i harruar i para tri vitesh ishte alarm i ndezur se në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.