Kosovari nga Vitia – deputet në parlamentin e Hamburgut

Kosovari Sami Musa është zgjedhur deputet në parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë nga partia SPD.

Musa i cili është me prejardhje nga Pozharani i Vitisë ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme që të jetë deputet në pesë vitet e ardhshme në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në qytetin e Hamburgut.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në Facebook.

“Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në Gjermani, ju jam shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj. Duke ju falenderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falenderuar partisë që prezentoj – SPD Hamburg – arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut”, ka shkruar Musa.

Për mandatin e fituar të deputetit në Parlamentin e Hamburgut ka njoftuar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Një Lajm i mrekullueshëm nga Gjermania: kandidati i SPD për zgjedhjet në Parlamentin e Qytetit të Hamburgut me prejardhje nga Pozharani i Vitisë nga Kosova, Sami Musa (35 vjeç) ka Fituar Mandatin Direkt në Parlamentin e Hamburgut. Shqiptari i parë Deputet në Parlament në një Land gjerman! Urime Sami Musa”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndërsa në llogarinë  e tij të FB në ditën e fitores, me 23 shkurt Musa kishte shkruar si vijon:

I kam fituar 3661 vota. Falënderoj përzemërsisht secilin garues. Urime secilit deputet të zgjedhur ashtu sikurse edhe atyre që uk janë zgjedhur. Secili prej jush është angazhuar për demokraci. Uroj po ashtu edhe secilin aktivist të zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit. Unë mendoj se duhet të jem brenda (në parlament) prandaj falënderoj përzemërisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë zgjedhur”.

35 vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë, është një afarist shumë i sukseshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Hamburg e në gjithë Gjermaninë, Xhelil Musa.

Samiu, në muajin tetor 2019, ai hyri në listën e Partisë Socialdemokrate (SPD) për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme në Hamburg, që u mbajtën dje, më 23 shkurt 2020.

Duke qenë menaxher i sukseshëm i njerit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre. Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.