Majlinda Aliu

Kosova vend i zgjedhjeve por jo i zgjidhjeve!

Shtatori ishte data kur pritej të fillonte procesi i bisedimeve dhe krejt pa pritur në atë kohë dy ish deputetëvë të “pa” varur Driton Tali që dikur ishte anëtar i AKR-së dhe Naim Rrustemi që dikur ishte anëtar i PDK-së, iu kujtua pas tri vjetësh, se presidenti Fatmir Sejdiu po e shkel kushtetuten duke ushtruar dy poste ate të presidentit dhe të kryetarit të LDK-së.

Ende pa u përfunduar mirë procesi i zgjedhjeve lokale të 2009-ës që po zgjasin gati deri në 2011-ën, KQZ së “shkretë” , iu desh të përgatitej për zgjedhje nacionale edhe ate të jashtëzakonshme. Kjo duket  ndodhi si rrjedhojë e panikut që I kapi institucionet e Kosovës me që u kishte ardh deadline i fillimit të bisedimeve me Serbinë. Si gjithnjë injoranca i gjenë të pa përgatitur për tu përballur me sfidat e mëdha karshi Serbisë.

Shtatori ishte data kur pritej të fillonte procesi i bisedimeve dhe krejt pa pritur në atë kohë dy ish deputetëvë të “pa” varur Driton Tali që dikur ishte anëtar i AKR-së dhe Naim Rrustemi që dikur ishte anëtar i PDK-së, iu kujtua pas tri vjetësh, se presidenti Fatmir Sejdiu po e shkel kushtetuten duke ushtruar dy poste ate të presidentit dhe të kryetarit të LDK-së.

Seriali fillon të nxehet kur ky i fundit  merr vendim të dërgoj Rahovecin në zgjedhje të parakohëshme, dhe kjo nuk i pëlqen aspak partnerit të koalicionit PDK-së. Për ta bërë serinë edhe më interesantë, partneri i  Fatmir Sejdiut Hashim Thaci vendosë t’I bëjë një “dhuratë”  parnerit të tij që kur të kthehet nga vizita në Amerikë tëgjejë të gatshëm vendimin e gjykatës kushtetuese, në adresë tani të ish presindentit Fatmir Sejdiu, për shkelje të rëndë të aktit më të lartë juridik të vendit .

E për përgatitje të dhurates  gjithsesi se aty do duhej të ishte edhe ai që tashmë është bërë “modë” të jetë në cdo cep, ambasadori i SHBA-ve Chris Dell. Kjo detyroj Fatmir Sejdiun që rolit të tij në serial t’I vjen fundi. Por seriali nuk mbaron me kaq, tani fillon ajo pjesa më interesante e lojes, partneri i koalicionit nga LDK Fatmir Sejdiu i “befasuar” nga “dhurata” që kishte marr vendos aty për aty ta shkëput koalicionit, pa marr mendimin e gjithë partisë, duke e lënë qeverinë të gjysmuar në duar të PDK-së.

Kjo e fundit e vlerëson situatën si krizë institucionale. Dhe për t’i dhënë më shumë “kreativitet”  serisë ajo që konsiderohet si ndihmësja e PDK-së AKR-ja sjell idenë e votimit të mociomit të votëbesimit ndaj qeverisë, me arsye për të nxjerr vendin nga kriza. Ideja për ta rrëzuar vetveten e mbështet edhe PDK. Më në fund ndodh ajo që pritej, vendoset të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në vend.

Tash i erdhi radha të luaj rolin KQZ-ja e “shkretë” . Fillimisht bëhen të sinqertë dhe thonë se nuk mund të organizojnë zgjedhje më standarde të kërkuara, por pas pak në skenen e ardhshme ndrrojnë fjalët dhe kështu seria vazhdon…

Pas 10 ditë rrenash e premtimesh për qiell, e më shumë thash e themesh, nga t ë  gjitha partitë  politike, vjen 12 dhjetori, dita kur sovrani do duhej të kishte rastin ta luaj rolin e vetë. Edhe pse ende po e ndjenin  lodhjen e zgjedhjeve lokale, të cilat zgjatën gati dy vjet, megjithatë kjo nuk i zbrapsi qytetarë t që të hedhin voten e tyre. Duket se shumë  prej tyre I inkurajonte nevoja për ndryshim.

Por në  mesin e tyre fatkeqsisht kishte edhe të  atillë , të  cilë t kërkuan të  jenë  të  “privilegjuar” . Në Drenicë e në Decan por edhe pjesë të tjera të vendit  pati të  atillë  që  nuk u lodhën duke votuar, deri në 20 herë, madje edhe për stërgjyshrit e tyre tashmë të vdekur e edhe për kursherinjtë e tyre që jetojnë jashtë vendit . Kjo ia mundësoi Drenicës të thej rekord të daljes në votim duke shkuar në 120% në shumë vend votime.

Dhe “shoë -in”e zbulimit të vjedhjeve spektakulare të  votave kësaj radhe e kishte lë vizja Vetë Vendosje. PZAP-ja pas shqyrtimit të ankesave logjikisht që mori vendim të anuloj zgjedhjet në Skenderaj, Drenas e Decan, atje ku kohë për të votuar kishin gjetur edhe të vdekurit.  Kjo bëri KQZ-në të vetëdijsohet deri në një masë dhe të përsërisë zgjedhjet në ato vende ku kishte vjedhje dhe keqpërdorime më të mëdha, dhe kështu u munduan të sanojnë dëmtimin serioz që iu bë procesit zgjedhor, por këtë e bënë në mënyrë të pjesëshme.

KQZ-së e cila nuk mbanë përgjegjësinë për dështime duhet t’i kujtohet ajo thënia amerikane “SHAME ON YOU IF YOU FULL ME ONCE SHAME ON ME IF YOU FULL ME TËICE”, pra duhet t’I vjen turp që po dështon për të dyten herë. Thënie e njejtë vlenë edhe për shoqërinë civile, më sakt për koalicionin “demokracia në veprim” të cilët në këtë serial kanë rol treciar, por karakteri i tyre ka filluar të ndryshoj pak para përfundimit të episodave ku ata luajnë rolin që kanë.

Për gjithë këto ngjarje të “serisë” fatura ka një adrësë POPOLLIN, pra populli është ai që po paguan coft me para, coft me lodhje, coft me zhgënjim e mbi të gjitha me humbje. Dhunimi i demokracisë deri në këtë masë po e dhunon edhe vetë popullin. Por rreziku me i madh po pritet në episodet e ardhsme. Shumë shpejt vjen koha e fillimit të bisedimeve dhe Serbia po tregon se është e përgatitur kokë e kombë.

Tashmë e dërgoi mesazhin e parë me emrin Dick MartyPa mar parasysh verdiktin final të  gjithë  akuzave makabre që  ai adreson në  adresë  të  hashim Thacit, lajmi tani më  mori botë n, dhe ë shtë  pë rsë ri populli ai që  paguan faturë n në  të  shtrenjtë , linqimin e njollosjen. Një gjë dihet se Serbia nuk fle e për më  keq, nuk janë në gjendje të humbasin gjithcka!/infoGlobi

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.