Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Kosova po vazhdon të zbrazet edhe më tej
migrimi
Migrimi; Nga arkivi

Kosova po vazhdon të zbrazet edhe më tej

Edhe gjatë këtij viti vlerësohet se qytetarë të shumtë kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Derisa numri i atyre që po ikin jashtë vendit vlerësohet të jetë i madh, në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë të saktë për këtë numër.

Kosova po vazhdon të zbrazet edhe më tej nga qytetarët e saj, të cilët po kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Derisa viteve të kaluara ka pasur ikje masive nga vendi, vlerësohet se trendi i ikjeve është i njëjtë edhe gjatë këtij viti, por që tashmë këto ikje po mbahen të fshehta, shkruan ‘Zëri’.

Sipas Zyrës së Statistikave Evropiane (EUROSTAT), që nga viti 2008 e deri në vitin 2018 rreth 203 mijë e 330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe shumë prej tyre kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian.

Ia vlen të ceket se këtyre të dhënave nuk u është shtuar numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore..

Provo po ashtu

varferia

Kosovarët më të varfërit në rajon

Në vitin 2018-të, Kosova regjistroi produkt të brendshëm bruto mbi 6 miliardë e gjysmë, me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.