cefta

Kosova peng i simboleve, e jo i përmbajtjes dhe mundësive që mund të ofrojë CEFTA

Qeveria e Kosovës planifikon të kërkojë nga zyra e Bashkimit Evropian, që nga Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), të hiqen shenjat e  UNMIK -ut dhe të vendosen ato të Kosovës.

“Po mendojmë se është koha e fundit të tregojmë se Kosova është shtet i pavarur. Kjo çështje është duke u diskutuar, por ende nuk është kristalizuar me veprime konkrete”, tha Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Shatri beson se Kosova nuk duhet të përfaqësohet me emrin e UNMIK-ut.

Sipas të dhënave zyrtare importi i produkteve nga vendet e CEFTA-s në Kosovë në vitin e kaluar ka qenë mbi 753 milionë euro, kurse eksporti mallrave ‘Made in Kosova’ në vendet anëtare të CEFTA- s, është mbi 144 milionë euro.

Fakti se Kosova nuk ka përfituar shumë nga CEFTA , dhe se shtetet e ka eksportuar dukshëm më pak se sa që ka qenë importi i vendeve fqinje, fletë se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të zhvillojnë politika që do të avanconin produktet vendore dhe prodhuesit vendorë. Marrëveshja e CEFTA-së parasheh mundësu të tilla në rrethana të caktuara.

As komuniteti i biznesit nuk ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron CEFTA, thonë ekspertë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë.

Si dihet Marrëveshja CEFTA është pjesë e pakos rajonale të para anëtarësimit , për shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Brukseli ka kërkuar Marrëveshjen e tillë me qëllim që vendet e rajonit të unifikojnë politikat ekonomik dhe t’i përafrojnë ato me politikat e BE-së , si në fushën e tregtisë ashtu edhe të ekonomisë në përgjithësi.  CEFTA ishte krijuar me qëllim të thellimit të integrimit dhe bashkepunimit ekonomik në nivel rajonal dhe me vendet e BE-se.

Kosova në vitin 2007, zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së CEFTA -së. Në atë kohë, për shkak se Kosova ende nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joakym Ryker.

Ndryshe, shtatë muaj pas anëtarësimit në CEFTA, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Po, atë vit, autoritetet shtetërore të Kosovës, ndërruan edhe vulat doganore nga ato të UNMIK-ut në vulat Doganore të Kosovës.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes CEFTA, autoritetet e Kosovës më shumë janë marrë me prezencën e shenjave të UNMIK-ut në dokumente se sa me anën përmbajtësore të Marrëveshjes, si mund të jetë bie fjala, nxitja e bizneseve për shfrytëzimin e mundësive që ofron Marrëveshja CEFTA. /infoglobi/v

Këtu mund të gjeni shpalljet për tenderë nga CEFTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.