Bletët,

Kosova ndalon importin e bletëve dhe hojeve të bletëve nga Kina

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se Republika e Kosovës nuk ka importe nga shteti i Kinës, të produkteve ushqimore të cilat potencialisht konsiderohen si lëndë e përmes të cilës mund të bartet virusi, njëkohësisht nuk ka as importe të kafshëve të gjalla.

“I vetmi import ka qenë ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve. Të cilat i kemi ndaluar menjëherë për import. Kjo na ndihmon që ne t’i shmangemi rrezikut direkt nga vendi i origjinës së virusit. Po ashtu ndaj secilit shtet që ndërmerren masat e ndalesës së tregtimit të produkteve ushqimore dhe kafshëve, menjëherë ndalesa do të vlejë edhe për tregtim me vendin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vazhdimësi është duke monitoruara gjendjen prej fillimit të përhapjes se shpejt të Koronavirusit, i cili ka origjinën në Kinë, por që ka dyshime se po përhapet edhe në Evropë.

“Ne si autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari jemi të gatshëm qe në çdo kohë me të gjitha kapacitetet që kemi të vihemi në dispozicion për të vepruar, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në vendin tonë. Jemi pjesë e komitetit për sëmundje ngjitëse në vend. Jemi në koordinim të plot me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Të gjitha rekomandimet që dalin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) jemi të përgatitur që t’i aplikojmë në pjesën e kompetencave tona. Sikurse të gjitha vendet të cilat inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005). Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka përvojë të mjaftueshme dhe jemi të përgatitur për veprim në rastet e shpërthimit të sëmundjeve”, ka thënë Thaçi.

Ai më tutje ka shtuar se është caktuar zyrtari përgjegjës për hartimin e planit të veprimit dhe kontigjencës për “2019-nCoV”, si dhe Inspektorati Sanitar është në gjendje gatishmërie për zbatimin e Ligjit për sëmundje ngjitëse.

“Kemi caktuar zyrtarin përgjegjës për hartimin e planit të veprimit dhe kontigjencës për ‘2019-nCoV’. Inspektorati Sanitar është në gjendje gatishmërie për zbatimin e Ligjit për sëmundje ngjitëse. Kurdo jemi të gatshëm të ngrisim shtabin e krizës përmes të cilit vendosim masat mbrojtëse në kontroll dhe tregtim të ushqimeve dhe kontroll të tregtimit të kafshëve përmes ndalesave qe kërkohen të bëhen si masa të përgjithshme veterinare. Masat e para të cilat do të urdhërohen nga AUV janë ne përputhshmëri me masat përgjithshme veterinare dhe sanitare për parandalimin e përhapjes se sëmundjes. Masat të cilat merren nga vendet e Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë do të jenë të aplikueshme edhe në vendin tonë”, ka Thaçi, duke shtuar se i vetmi import ka qenë ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.