Ballina / KOSOVA / Kosova miraton tri nisma për njohje të patentë-shoferëve jashtë vendit
HARADINAJ 2018

Kosova miraton tri nisma për njohje të patentë-shoferëve jashtë vendit

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë-shoferëve.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Autoritetet në Kosovë thonë se që nga viti 2013 kanë filluar negociatat me disa nga vendet e Bashkimit Evropian që të arrijnë marrëveshje reciproke për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të Kosovës, konkretisht për njohje të patentë-shoferëve.

Gjatë ditëve të fundit mediat kanë shpeshtuar shkrimet për hallet e shtetasve të Kosovës që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme evropiane, duke shpaluar shqetësimet e tyre për ate pse në disa shtete, siç është bie fjala Italia, kosovarëve nuk u njihet patent shoferi.

Provo po ashtu

partitë

Kuazi demokracia dhe “liria”

Ndërmarrjet publike u bënë qerdhe të korrupsionit dhe qendra të votuesve, përmes punësimit në to …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.