Kosova me rrezik të lartë vazhdojnë t’i vënë “vija të kuqe” shumë shtete

Përveç Malit të Zi, tashmë edhe Maqedonia e Veriut, për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të hynë në shtetin e tyre, e ka bërë të obligueshëm testin negativ për koronavirus.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se testi për COVID-19 kërkohet në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit.

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin, sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, e vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve. Ai në një status në rrjetin social Fecebook ka bërë të ditur se përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, ka shprehur shqetësimin për këtë veprim, siç e ka quajtur, të nxituar dhe ka kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka bërë që Kosova të futet në listën e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e koronavirusit nga shumë shtete. Deri më tani Zvicra, Gjermania e Italia kanë vendosur që personat të cilët e vizitojnë Kosovën, kur të kthehen në këto shtete të karantinohen për 14 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.