Ballina / KRYESORE / Kosova – Mali Zi
kosova, dardanet, mali zi, eufa, fifa, euro 2020

Kosova – Mali Zi

Sonte arena e madhe për Kombëtarën e Kosovës

Kosovës drejt rrugës për në kampionatin evropian i janë vështirësuar e cila i ka tri finale deri në fund të kualifikimeve dhe “dardanët” do t’i marrin ato një nga një.

Fillimisht i gjithë fokusi është te ndeshja ndaj Malit të Zi, që zhvillohet të hënën (sot) nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Vetëm fitorja e mban Kosovën në garë për kualifikim nga grupi A.

Mundësia e kualifikimit të Kosovës në tentimin e parë në Evropian është zvogëluar të premten pas fitores 2:1 të Çekisë ndaj Anglisë. Është pritur fitore e Anglisë, por kjo nuk ndodhi. Tani Çekia i ka katër pikë më shumë se Kosova, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Nëse Kosova, ashtu siç shpresohet, fiton ndaj Malit të Zi, atëherë e presin edhe dy ndeshje vendimtare në nëntor. Më 14 nëntor në Plzen takohen Çekia e Kosova, ndërsa më 17 nëntor në Prishtinë takohen Kosova e Anglia.

Kosova e ka edhe rastin rezervë për kualifikim, përmes Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Mali i Zi ka mbledhur vetëm tri pikë në gjashtë ndeshjet e deritashme kualifikuese për “Euro 2020”. Njërën prej tyre e ka ndaj Kosovës. Ndërkohë tri të tjera i synon të hënën (sot, 20:45) kur në “Fadil Vokrri” në Prishtinë përballet me Kosovën.

Por te Mali i Zi kanë thënë se pikërisht ndaj Kosovës do të kërkojnë fitoren e parë në grupin A të eliminatoreve për evropianin e vitit tjetër. Të dielën mbrëma Mali i Zi ka stërvitur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan koha.net.

Kjo arenë të hënën do të jetë e mbushur me shikues, që do t’i ofrojnë përkrahje të madhe Kosovës. Mali i Zi është duke pritur një vit për fitore në ndeshje zyrtare. Të premten mbrëma barazoi pa gola me Bullgarinë në Podgoricë.

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.