Ballina / KRYESORE / Kosova ka barazuar 2-2 me Danimarkën
kosova danimarka

Kosova ka barazuar 2-2 me Danimarkën

Kosova e ka barazuar 2-2 me Danimarkën midis stadiumit “Fadil Vokri”, duke shkuar në 11 ndeshje pa humbje.

Nuk ishte aspak rastësi ajo ecuri prej 10 ndeshjeve pa humbje. Nuk ishte aspak rastësi forma e lartë e Kosovës në Ligën e Kombeve, sepse, në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kanë ndalur skuadrën e 10 më të mirë në botë, Danimarkën, shkruan Gazeta Express.

Madje, “Dardanët” ishin duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, para se Pierre-Emile Hoejbjerg të shënojë për 2-2 në minutën e 91’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj miqësore.

Djelmoshat e Kosovës treguan se janë një skuadër e fortë, një skuadër me shumë talente, një skuadër që luan si një trup i vetëm, duke mos bërë dallimin në individë.

Me këtë barazim, Kosova e ka thelluar rekordin historik të ndeshjeve pa humbje.

Kjo ishte sfida e 11, e 10-ta me trajnerin Bernard Challandes, që Kosova s’di për humbje, ashtu si 67-vjeçari që ende s’e di çfarë do të thotë të humbasësh në stolin e “Dardanëve”.

Kështu, “Dardanët” treguan se janë të gatshëm për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, e para për rrugëtimin drejt “Euro 2020”.

@Fluidi

Provo po ashtu

merkel e haradinaj

Në Berlin do të kërkohet heqja e taksës

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj suspendimin e taksës, ndërsa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.