Ballina / KOSOVA / Kosova dhe Shqipëria zvogëlojnë romingun nga qershori
telefonata me celulare

Kosova dhe Shqipëria zvogëlojnë romingun nga qershori

Zvogëlimi i tarifave të romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojë të aplikohet më 15 qershor të këtij viti, njoftoi Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës (ARKEP).

“Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor, 2019, fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit RLAH+, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme te qytetarët e të dyja vendeve (pasi do të ketë zvogëlim rreth 90 për qind nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roming)”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, heqja e plotë e tarifave roming për qytetarët e dy vendeve do të bëhet nga 1 korriku, 2021.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Provo po ashtu

Prishtina zyrtare mirëpret dhe uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

Liderët institucional e kanë mirëpritur dhe uruar kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.