Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.
Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndonëse ende nuk dihet se cila është përmbajtja e dokumentit, nikoqirët e takimit të së enjtes në Uashington, të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më herët kishin deklaruar se përmbajtja e bisedimeve ka në fokus bashkëpunimin ekonomik.
LEXO EDHE
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plan sekret, bisedohet për çështje ekonomike
Ja çfarë deklaroi Kryeministri Hoti në prak të bisedimeve në Washington
L’opinion: Aktakuzën kundër Thaçit e kanë përgatitur prokurorë amerikanë
DASH: Ngritja e aktakuzave hap përpara për drejtësine në Kosovë
Weber: Frika për pazar në dialog e detyroi Specialen të ngre aktakuzë ndaj Thaçit
Specialja ngre aktakuzë kundër Thaçit e Veselit
Thaçi anulon vizitën në Washington