Ballina / Biznes / Karrierë / Kosova anëtarësohet në COST
masht-

Kosova anëtarësohet në COST

Bordi Drejtues i Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ka marrë vendim për përfshirjen e Kosovës në këtë program të rëndësishëm evropian, si një vend i afërt i COST-it.

Ky lajm i mirë për hulumtuesit kosovarë i është komunikuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, nga presidenti i Asociacionit të COST, Sierd Cloetingh, përmes një letre, ku e ka uruar ministrin dhe hulumtuesit në Kosovë, të cilët i ka inkurajuar të vazhdojnë të angazhohen në veprimet e COST-it.

“Si një vend i afërt i COST, hulumtuesit nga Kosova kanë të drejtë të rimbursohen për pjesëmarrjen e tyre në veprimet e COST-it, sipas rregullave ekzistuese të COST-it”, është thënë në letrën e presidentit të Asociacionit, Sierd Cloetingh, i cili, ndër të tjera ka shprehur dëshirën për të mirëpritur së shpejti hulumtuesit kosovarë në Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji.

“Anëtarësimi i Kosovës në COST, veç tjerash, hap mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme dhe është një mundësi e mirë për përfitimin e fondeve për hulumtime të ndryshme shkencore”, thuhet në njoftim.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

BSPK: Paga minimale të bëhet 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.