Kosova, anëtare e Asamblesë Parlamentare të BEJ-së

Kosova është bërë anëtare e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo Asamble ka zhvilluar punimet sot në Tiranë.

“Ishte një vendim konsensual i vendeve anëtare që Kosova të jetë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka thënë Veseli.

Një gjë e tillë, sipas tij, shpreh më së miri vlerësimin për progresin që ka shënuar Kosova, si dhe “vlerësimin e faktit se Kosova është një faktor i paqes, stabilitetit dhe zhvillimeve pozitive” në rajon.