Kosova, 6 raste të reja, shkon në 841 numri i të shëruarve nga COVID19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, pas kryerjes së 220 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, Instituti ka njoftuar se nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar edhe 12 persona, duke e çuar numrin total të të mbijetuarve në 841.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës kanë raportuar për 1,070 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 30 persona kanë vdekur.

Njoftimi i plotë:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.