Ballina / KRYESORE / Kosova 2-1 Republika e Çekisë
kosova, futboll, euro2019, chalandes

Kosova 2-1 Republika e Çekisë

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë

Kosovës fitoi  kundër  Republikës së Çekisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2-1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Çekët ishin të parët  që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.

Epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli, shkruan telegrafi.

Pjesa e parë përfundoi me një lojë të hapur dhe të baraspeshuar nga të dyja përfaqësueset, ndërsa e dyta ishte e rezervuar e gjitha për ‘Dardanët’.

Në minutën e 66-të u krijua një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kaloi në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.

Çekët e kishin posedimin e topit, mirëpo Përfaqësuesja jonë i kishte rastet për gol, ku dy prej ty i konkretizuan mjaftë mirë për t’i marrë tri pikë në kuadër të Grupit A.

Ndërsa, trajneri i Kosovës është deklaruar pas fitores ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Challandes ka thënë se ai është i lumtur me lojën që kanë treguar lojtarët dhe me mënyrën se si arritën t’i përballonin që kishim në formacion.

“Treguam një mentalitet të madh, puna e madhe dhe një skuadër të jashtëzakonshme. Kishim një kundërshtarë të vështirë përball, por duhet të jemi krenar për punën e bërë”, ka thënë fillimisht Challandes për Super Sportin.

“Na motivuan largimet që bënim nga vija e fundit e zonës. Ne kemi lojtarët që und të luajnë në mesfushë dhe në sulm, nëse na mungojnë një apo dy lojtarë, skuadra e jep reagimin si skuadër dhe kjo më pëlqen shumë”.

“Ia dolëm edhe një here, na munguan disa lojtarë, por ekipi nuk hoqi dorë, ata ishin ne gjendje te vdesin. Ishte paraqitje fantastike nga i gjithë ekipi. 15 ndeshje pa humbje? Ne duhet te mbajmë këmbët në tokë, normalisht qe është diçka shumë e mirë. Duhet t’i themi ekipit urime”.

“Ne krye te grupit për momentalisht? Nuk i shikoj pikët, tani kjo fitore na siguron vendin e dytë dhe ne kështu duhet të luajmë deri në fund të kualifikimeve me shansin te arrijmë vendin e dyte”, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!