Ballina / BOTA / Kosova 100 % ndaj Serbisë, Amerika 25 % ndaj Europës

Kosova 100 % ndaj Serbisë, Amerika 25 % ndaj Europës

Trump kërcënon me taksa të reja ndaj prodhimeve evropiane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë taksa ndaj prodhimeve evropiane që kanë vlerën e katër miliardë dollarëve. Në mesin e prodhimeve që do t’i nënshtrohen këtyre taksave janë djathi, uiski dhe ullinjtë.

Përfaqësuesi tregtar i Shteteve të Bashkuara e publikoi një listë me 89 prodhime të ndryshme që mund të përfshihen në planin e ri për taksa. Këtu përfshihen edhe pastat, kafeja dhe proshuta. Në listën më të re gjenden edhe disa prodhime të bakrit dhe metaleve të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë kërcënuar njëra-tjetrën me taksa për aeroplanë, traktorë dhe prodhime ushqimore. Kjo mosmarrëveshje tregtare erdhi pas vendosjes së taksave ndaj prodhuesit amerikan të aeroplanëve, Boeing, dhe rivalit të tij evropian, Airbus.

Në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan kishte vendosur taksë prej 25 për qind për çelikun e importuar nga Evropa dhe 10 për qind për aluminin e importuar nga ky kontinent, duke thënë se luftërat tregtare janë të mira.

Bashkimi Evropian u kundërpërgjigj në shkurt të këtij viti, duke vendosur kufij për importet e çelikut, shkruan “The Guardia”, transmeton

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.