Ballina / KOSOVA / Kosova, 1 vit pa simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Kosova, 1 vit pa simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Sot është bërë 1 vit nga ndarja nga jeta e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Liderët institucional e kanë kujtuar me pietet të lartë veprimtarin e shquar Demaçi, i cili pothuajse tërë jetën e kaloi nëpër burgjet e Serbisë.
Presidenti Thaçi, duke theksuar se Demaçi tërë jetën ia kushtoi lirisë e pavarësisë së Kosovës, tha se a ishte themelues e baba i pavarësisë së Kosovës.

“Çdo nderim për Demaçin, është nderim për sakrificën e gjithë atyre njerëzve që ranëë për lirinë e Kosovës, për luftën e UÇK-së, për vuajtjet e kaluara në kazamatet serbe”, theksoi Thaçi derisa bëri homazhe tek varri i Demaçit.

Edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka theksuar sot se në një vjetorin e kalimit në përjetësi, me nderim dhe përkulje kujtojmë kolosin shqiptar, që guxoi të krijojë, Heroin Adem Demaçi.

“Popullit të Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional. Prehu i qetë, Baca i Kombit, Adem Demaçi, Heroi ynë!”, ka shkruar Haradinaj.

Simboli i shquar i rezistencës kombëtare, tërë jetën ia kushtoi veprimtarisë kombëtare, duke mbetur në historinë e re të Kosovës si kontribuues i shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ai, ndërroi jetë vjet pas një sëmundjeje./InfoGlobi

Provo po ashtu

Nait Hasani fillon punën si ambasador në Tiranë

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka filluar që nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.