kosnett , shba

Kosnett : Rruga Deçan-Plavë vetëm sipas vendimit të Gjykatës

Ambasadaori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se zgjidhja për ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën duhet të gjendet brenda kornizave të cilat janë në përputhje të vendimit të Gjykatës lidhur me kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.

Kosnett ka thënë se takimi i sotëm në mes të kryeministrit Hoti dhe kreut të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është një hap që çon në drejtimin e duhur.

Sipas ambasadorit amerikan, ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë ka të bëjë me respektimin e vendimeve të gjykatës, ruajtjen e të drejtave për praktikim të lirë të besimit dhe të jetuarit në paqe me fqinjët.

“Ndërtimi i rrugës Decan-Plavë është shumë më shumë se sa thjeshtë pronë dhe çasje në të. Ka të bëj me respektimin e vendimeve të gjykatës, respektimin dhe ruajtjen e të drejtave për praktikimin e besimit dhe jetesën në paqe me fqinjët duke vlerësuar trashëgiminë dhe kulturën e shumë llojshme që ka Kosova.

Bashkëpunimi dhe përkushtimit për të gjetur zgjidhje që janë në përputhje me vendimin e gjykatës është mënyra e vetme që çon drejt një epilogu të duhur.

Takimi i kryeministrit me Ramosajn është hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Kosnett.

KRONOLOGJIA E PROBLEMIT TË DEÇANIT

Joe Biden diku rreth vitit 2005 i kishte kërkuar Ramush Haradinajt ta mbrojë këtë objekt, ndërsa si nënpresident kishte shkuar personalisht për ta vizituar.

Në prill të vitit 2007, Emisari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, doli me propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Zonat e Mbrojtura që në masë të madhe ishin edhe si rezultat i ngjarjeve të marsit të vitit 2004, dhe në përgjithësi statusi i komuniteteve, do t’ia bënin më të lehtë finlandezit Ahtisaari ta arsyetojë para Këshillit të Sigurimit pavarësinë e Kosovës.

LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA

Plani i Ahtisarit vendos dispozita për mbrojtjen e Kishave Ortodokse në Kosovë. Me shume se 40 zona fetare dhe kulturore do te jenë Zona të Mbrojtura, në mënyrë që dinjiteti i tyre te ruhet. Kishës Ortodokse Serbe do t’i jepen të drejtat e pronës, do të lirohen nga taksat dhe detyrimet doganore dhe do të jenë të lirë të mbajnë lidhje me Kishën Ortodokse Serbe në Beograd.

Ligji për zonat e mbrojtura u miratua nga Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit 2008, pak kohë pas shpalljes së pavarëisë së Kosovës.

Qëllimi i ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura ishte që t të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Janjiq thirret në ligjin për Zonat e Mbrojtura, neni 5 i të cilës thotë se, ndër të tjera, si aktivitet i ndaluar brenda zonave të veçanta janë edhe rrugët tranzite në zonat rurale. Madje ai ka publikuar edhe një dokument ku thoë se në vitin 2014 edhe Kryeministri i atëhershëm i Kosovës ishte pajtuar që rruga drejtë Plavës të kalojë nëpër një korridor tjetër jashtë Zonës së Mbrojtur.

Sava Janjiq, në emër të Manastirit të Decanit, në vitin 2015 ishte ankuar në Kushtetuese dy vendime, sipas të cilave, pronat prej 24 hektarësh tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj, Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuar ankesën e Manastirit të Deçanit, duke ia njohur të drejtën për ato 24 hektarë. Nga ky vendim pasuan protesta të banorëve të Deçanit kundër këtij vendimi.

Manastiri i Deçanit është zonë e Mbrojtur nga UNESCO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.