Ballina / Biznes / Karrierë / Kosnett: Që ta arrijë Evropën, Kosova duhet ta ketë rritjen vjetore 8 për qind për 30 vjet rresht
ambasadori kosnett

Kosnett: Që ta arrijë Evropën, Kosova duhet ta ketë rritjen vjetore 8 për qind për 30 vjet rresht

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve që shënuan partneritetin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, ambasadori amerikan Philip Kosnett ka përcjellur mesazhe të fuqishme pë institucionet e Kosovës, me theks të veçant për qeverinë në ardhje.

“Qeveria amerikane është e përkushtuar për të mbështetur popullin e Kosovës, komunitetin afarist dhe qeverinë për të mundësuar përparimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe pakicave.  Jemi të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën për ta ndërtuar sektorin privat dhe për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për të vënë vendin në drejtim të duhur për të qenë më e pavarur ekonomikisht”, ka theksuar Kosnett.

Ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet Kosova.

“Tash për tash, rritja në vend sillet rreth 4 për qind.  Kjo mund të duket mbresëlënëse, por Kosova për kokë banori  prodhon vetëm një të dhjetën e mesatares evropiane.  Kjo do të thotë që për ta zënë hapin me rritjen në Evropë, ekonomia e Kosovës duhet të rritet 8 përqind në vit gjatë 30 viteve të ardhshme” ka thënë Kosnett.

Sipas tij është me rëndësi që qeveria e ardhshme ” të jetë e përkushtuar për të ndërmarrë veprim konkret për ta rritur mundësinë për përshtatje dhe konkurrencën e sektorit privat të Kosovës.  Që bizneset të lulëzojnë, qeveria duhet të zvogëlojë korrupsionin dhe të promovojë standarde profesionale në qeveri, biznes dhe arsim”.

Rritja ekonomike po ashtu varet nga tregtia dhe integrimi ekonomik ndërkufitar, e qeveria duhet të ketë rol prijës edhe këtu.  Kosova është shembull i mirë i një vendi me treg të vogël vendor që nuk mund të bazohet vetëm në konsumin e brendshëm për të nxitur rritjen, ka thënë mes tjerash ambasadori amerikan në Kosovë.

Konflikti i pazgjidhur me Serbinë i kontribuon perceptimit në mesin e investitorëve të mundshëm për pasigurinë dhe paparashikueshmërisë në vend, që rezulton me shpenzime më të mëdha të transportit dhe logjistikës, pamundësi të organeve ekzekutive për të lëvizur lirshëm dhe vështirësi për të formuar aleanca ndërkufitare, ka deklaruar Kosnett./infoglobi/e

FJALIMI I PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.