Kosnett për sulmin me vezë: Nuk duhet të ketë vend për dhunë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar që në vend të veprimeve me hedhje të vezëve si rasti i pardjeshëm mbi zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti të përdoret komunikimi.

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qoftë mjeti i dhunës i zgjedhur, armë, gaz apo vezë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Kjo punë nuk është shaka dhe ata të cilët shkaktojnë apo nxisin dhunë duhet ta kenë parasysh që e dëmtojnë reputacionin e Kosovës”.

“Dhe “për ata që e bëjnë këtë” s’ka falje. Respektojeni demokracinë. Flisni me njëri-tjetrin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.