Ballina / KOSOVA / Kosnett: Marrëveshja me Serbinë dhe njohja reciproke
kossnet

Kosnett: Marrëveshja me Serbinë dhe njohja reciproke

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare të ambasadës në Facebook, Kosnett tha se tri prioritet për qytetarët e Kosovës janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti.

Ai tha se për arritjen e paqes është e nevojshme arritja e marrëveshjes me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë.

“Arritja e paqes kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë. Arritja e drejtësisë do të thotë ndërmarrja e veprimeve konkrete për të ndërtuar sundim të ligjit dhe luftën e korrupsionit në të gjitha nivelet. Dhe ndërtimi i prosperitetit do të thotë përpjekje më të më të mëdha që do të inkurajonin investime ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik”.

https://web.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/468618673673186/

“Sigurimi i së ardhmes kërkon lidership të pjekur politik dhe angazhimin e qytetarëve dhe një përkushtim për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjinisë, fesë apo etnisë. Jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë të përgatitur për sfidat që i presin. Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah jush”, tha ambasadori Kosnett.

Ambasadori amerikan tha po ashtu seështë në “duart e popullit të Kosovës të marrin përgjegjësitë dhe t’i mbajnë përgjegjës liderët e tyre, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për progres”.
@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.