Ballina / KOSOVA / Kosnett: Kosova të ratifikojnë Konventën e Stambollit kundër dhunës në familje
Philip S. Kosnett

Kosnett: Kosova të ratifikojnë Konventën e Stambollit kundër dhunës në familje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që ta ratifikojnë Konventën e Stambollit.

Ai ka thënë se nëse Kosova e ndërmerr këtë hap do të dërgonte mesash se po përgatitet për integrimet Euro-Atlantike.

“Thërras Kosovën që ta ratifikojë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër gruas dhe dhunës në familje”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Nëse Kosova e bën këtë hap do të dërgojë mesazh të fuqishëm se është duke përgatitur veten për integrimet Euro-Atlantike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.