KEK, KOSID, Kosova e Re

KOSID : MV për “Kosovën e Re” do ta varfërojë vendin

Jo të gjithë i gëzohen Marrëveshjes për Kosovën e Re. Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) konsideron se ajo do të bllokojë Kosovën për 40 vitet e ardhshme.

Sipas KOSID Marrëveshja që u nënshkrua të mërkuren nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Contour Global ” e bllokon për 40 vjet vendin në prodhimin e energjisë me bazë linjitin.

I vetmi përfitim nga ky projekt, sipas KOSID, do të jetë tymi dhe pluhuri i prodhuar, si dhe degradimi i ambientit dhe shëndetit publik.

KOSID fton Qeverinë e Kosovës të publikojë marrëveshjen, sepse si theksojnë aty ” me një proces jo-transparent dhe të fshehtë, e vetmja që mund të garantohet është thellimi i varfërisë energjetike, i izolimit dhe i degradimit të mëtejmë të mjedisit dhe shëndetit publik”.

“Ky projekt nuk siguron pavarësi të furnizimit energjetik, por do të minojë rrugëtimin e vendit drejt proceseve integruese”, theksojnë mes tjerash në KOSID./infoglobi/v

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.