Ballina / KOSOVA / Korrupsioni është akt anti-patriotik
antikorrupsioni sardi

Korrupsioni është akt anti-patriotik

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe ambasada e Italisë ën Kosovë kanë mbajtur një trajnim kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit.

Ambasadori i Italisë Piero Sardi,  tha se janë të përkushtuar për luftimin e korrupsionit në Kosovë, duke shtuar se kjo dukuri e dëmton një shtet të mirëfilltë.

“Korrupsioni ka edhe  efekte të drejtpërdrejta, për shembull një investitor i huaj zgjedh të investojë në një vend tjetër, pasi që Kosova nuk llogaritet si opsion i duhur. Nuk ka të bëjë vetëm me investimet por edhe me perceptimet ndaj Kosovës.  Dhe zhvillimi i Kosovës meriton të ketë qëllime të mira… dhe në fakt në mes më të gjatë hyn edhe potenciali zhvillimor, në fushat politike dhe ekonomike”, tha Sardi

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se korrupsioni në vend, minon institucionet e vendit dhe se është një akt  antipatrotik.

“ Korrupsioni e shkatërron  shtetin,  i minon institucionet e vendit, është një akt tejet anti patriotik. Jemi këtu për të mbështetur institucionet shtetërore në Kosovë. Dhe lufta kundër korrupsionit është fundamentale,  themelore për suksesin dhe përforcimin e institucioneve në Kosovë. Jemi pra këtu për t’iu ndihmuar dhe duhet ditur se të huajt nuk mund ta kryejnë këtë punë, iu  mbetet juve. Edhe pse jam i bindur që njerëzit këtu si ministri i Drejtësisë dhe drejtori i Agjencisë Antikorrupsion e shumë tjerë do të jeni të gjithë të përkushtuar për këtë betejë”, shtoi Braathu.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri  tha se objektivë e tij kryesore ka qenë luftimi kundër korrupsionit, ku siç tha ai që nga shtatori i vitit të kaluar kanë ndërmarrë shumë masa për luftimin e korrupsionit.

“Tash e një vit nga shtatori i vitit  kaluar mendoj që kemi arrit me i ndërmarrë disa hapa mjaft të rëndësishëm që do  të ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e agjencive që zbatojnë ligjin, në luftën kundër korrupsionit. Ajo që ka qenë e rëndësishme për mua është fuqizimi i Prokurorisë Speciale që për mandatin e saj ka luftën kundër krimit të organizuar , korrupsionit si dhe luftën kundër krimeve që janë bërë gjatë vitit 1998.  Pra kemi mundur brenda një viti  ndryshimin  e bazave ligjore, rekrutimin e prokurorëve të rinj, dhe tash mund të them me përgjegjësi të plotë se kemi një Prokurori Speciale më funksionale me një numër më të madh të prokurorëve”, tha Tahiri.

Ai ka shtuar se gjatë këtij viti do të shtohen 300 gjykatës, që në këtë formë të shtohet edhe efikasiteti  në organet e drejtësisë.

Ndërsa, Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit Shaip Havolli tha se është e rëndësishme që të ndiqet  ky trajnim, duke ditur se Kosova është duke kaluar në një fazë të rëndë për luftimin e korrupsionit.

“Kosova po kalon në fazë të ndjeshme sa i përket i forcimit të institucioneve për zbatimin e ligjit  dhe po ashtu është e nevojshme të forcohen edhe në aspektin legjislativ, në aspektin operativ, ku qëllimi kryesor është luftimi kundër korrupsionit dhe formave të ndryshme të krimit. Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare karshi këtyre zhvillimeve. Siç e dini nga Raporti i Progresit në vitin  2018, Kosova merr obligime  ku shumë institucione por edhe vetë agjencia ka obligime nga këtij raporti”, tha Havolli.

Gjenerali i brigadës Gaetano Luigi Cosimo Scazzeri,Gurdio di Finanzo tha se baza e luftimit të korrupsionit është praktikimi i edukimit, duke përmendur praktikat në Itali.

Ndërsa, Alberto Perduca ,kryeprokuror i krahinës  italiane Asti tha se organet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe se duhet të ketë bashkëpunim në mes tyre dhe institucioneve.

Ky trajnim ka filluar para dy ditësh dhe përfundon nesër.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.