Kinë

Koronavirusi shpallet kërcënim serioz për shëndetin publik në Britani

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka shpallur koronavirusin kërcënim serioz dhe të pashmangshëm për shëndetin publik.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se kjo masë është marrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit publik nga përhapja e mundshme e virusit të rrezikshëm.

Deri më tash, në botë janë regjistruar më shumë se 40 mijë raste të infektimeve, shumica prej të cilave janë në Kinë, ku edhe u paraqitën rastet e para.

Në nivel botëror, numri i vdekjeve ka shkuar në 910, por numri i infektimeve brenda ditës në Kinë është stabilizuar, shkruan “BBC”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha: “Jemi duke i forcuar rregulloret në mënyrë që të ofrojmë përkrahje për individët në izolim për sigurinë e tyre.

Ndryshe, disa britanikë u diagnostikuan me koronavirus në Francë dhe një tjetër në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.