Koronavirusi në Shqipëri! Humb jetën një grua nga Durrësi

Koronavirusi i njohur me emrin virusi covid-19 shënon viktimën e parë në Shqipëri. Fatkeqësisht gruaja 73 vjeçare, e cila ishte prekur nga koronavirusi, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass. “-njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Viktima u shtrua në spital në gjendje të rënduar që më datë 3 mars, ndërsa analiza se ajo ishte e prekur nga koronavirusi doli vetëm ditën e djeshme. Po këtë të mërkurë, mjekët tentuan ta përcjellin 73 vjeçaren drejt spitalit të Tiranës për një trajtim më të specializuar, por gruaja është kthyer mbrapsht pasi nuk mund të përballonte udhëtimin. Disa momente më vonë, ajo ka ndërruar jetë. E moshuara vuante gjithashtu dhe nga disa sëmundje të tjera kronike dhe qëndronte në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Tashmë bilanci në Shqipëri merr një tjetër rrjedhë, duke shënuar viktimën e parë, teksa 11 janë të konfirmuar si të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.