Koronavirusi – duhet mbajtur maskë, apo jo?

Autoritetet në mbarë botën ofruan mesazhe kontradiktore edhe kur u përpoqën të qetësonin panikun e blerjes së maskave që shiheshin si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit që po përhapet me shpejtësi. Disa ekspertë thanë se përdorimi i gabuar i maskave mund të rrisë madje rrezikun nga infeksioni i epidemisë.

Në Hong Kong, njerëzit presin në radhë të gjata jashtë një farmacie që shet maska për fytyrën. Vetë udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, u shfaq me një maskë jeshile në konferencën e saj për shtyp.

Sidoqoftë, në Singapor, qeveria ka publikuar një reklamë të veçantë në gazetën kryesore ku thuhet: “Mos mbaj maskë nëse je mirë”.

Autoritetet në mbarë botën ofruan mesazhe kontradiktore edhe kur u përpoqën të qetësonin panikun e blerjes së maskave që shiheshin si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.

Nuk është maska që mbani ajo që ju jep mbrojtjen më të madhe. Është larja e duarve, larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë. Nëse shqetësoheni për rrezikun e përhapjes nga dikush që nuk ka simptoma, ai person nuk do të kollitet, nuk do të tështijë mbi ju. Rreziku për infeksion është në të vërtetë kur prekni diçka që mund të jetë e kontaminuar dhe më pas prekni me dorë fytyrën “, u tha gazetarëve Kenneth Mak, drejtori i shërbimeve shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë së Singaporit.

Disa ekspertë thanë se përdorimi i gabuar i maskave mund të rrisë madje rrezikun nga infeksioni i epidemisë që ka marrë mbi 200 jetë në Kinë dhe po përhapet në mbi 20 vende.

Nëse personi ndjehet i sëmurë, duhet ta veshë maskën. Unë e vesh në tren, por asgjëkundi tjetër“, tha Elisa Torres, banore e Singaporit.

Ndërsa për Beth Taezan, banore e Manilës, frika ishte e dukshme mes turmave të mëdha të njerëzve që dynden pranë depos farmaceutike për maska, e cila është boshatisur.

Është e frikshme. Thanë në lajme se mund të vdesim për shkak të virusit. Duhet të jemi të kujdesshëm“, tha ajo.

Në disa pjesë të Azisë, mbajtja e maskave është e zakonshme kur njerëzit janë të sëmurë ose për t’u ruajtur nga ndotja urbane.

Udhëzimet zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk përmendin fare mbajtjen e maskës së fytyrës si masë parandaluese kundër virusit. Por, në faqet e tyre të internetit nuk ka ndonjë udhëzim kundër përdorimit të tyre.

Koronavirusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin, megjithëse nuk është e qartë se sa lehtë. Shumica e rasteve kanë qenë mes njerëzve në qytetin kinez Wuhan, në vatrën e shpërthimit, mes familjarëve të të infektuarve ose punonjësve të mjekësisë.

Transmetimi mendohet se ndodh përmes kontaktit me një person të infektuar përmes grimcave në ajër nga kollitja ose teshtitja, ose nëse preket një objekt me virus, dhe më pas preket goja, hunda apo sytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.