Koronavirusi arrin në Itali

Një shpërthim i koronavirusit në veri të Italisë u përkeqësua të premten.

Zyrtarët njoftuan për 14 raste infektimi në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos aty pranë.

Fillimisht, autoritetet zbuluan se gjashtë persona ishin prakur nga virusi, rastet e para të njohura në Itali. Disa orë më pas, zyrtarët thanë se tetë të tjerë ishin testuar pozitivë për sëmundjen, duke përfshirë pesë punonjës shëndetësie.

Ndërkohë, agjensia e lajmeve ANSA tha se dy persona ishin diagnostikuar se vuanin nga kjo sëmundja tepër ngjitëse në Veneto, megjithëse nuk është e qartë nëse rastet kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza tha se në zonat e prkura nga koronavirusi do të pezullohen të gjitha aktivitetet publike, duke përfshirë shkollat, zyrat dhe veprimtaritë sportive.

NË SHBA, 34 RASTE ME KORONAVIRUS

Ndërkohë, të paktën 34 njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të infektuar me koronavirusin e ri, thanë të premten zyrtarë amerikanë të shëndetësisë.

Trembëdhjetë nga këto raste u diagnostikuan tek udhëtarët që u sëmurën pas kthimit nga jashtë vendit, dhe 21 në persona të “riatdhesuar” nga Departamenti i Shtetit.

Të tjera raste infektimesh priten në mesin e personave që ishin udhëtarë të anijes Diamond Princess dhe janë në karantinë, tha në një konferencë shtypi Dr. Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare për Imunizimet dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Për shkak se mund të kenë qenë në kontakt me njerëz të infektuar në anije, “ata konsiderohen me rrezik të lartë infektimi,” tha Dr. Messonnier.

Dhjetë pasagjerë të tjerë nga anija Diamond Princess testuan pozitivë në Japoni, por ende nuk llogariten në mesin e të infektuarve, sepse testet nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Ata ka të ngjarë t’i shtohen numrit të personave të llogaritur si të infektuar, tha Dr. Messonnier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.