Ballina / BOTA / Korea e veriut ekzekuton ministrin, ja pse

Korea e veriut ekzekuton ministrin, ja pse

Në shumicën e rasteve lajmet nga Korea e izoluar e Veriut arrijnë vonë në pjesët e tjera të botës. Informacioni në këtë vend është ende i kontrolluar dhe plasohet atëherë kur i pari i shtetit e do një gjë të tillë, ose kur nuk e din se diksuh pa ‘lejet’ e tij do të mund ta plasojë ate tek publiku i gjerë.

Kësodore ndodhë edhe me lajmin për ekzekutimin e Ministrit të Mbrojtjes së Koresë së Veriut Hyon Yong-Chol. Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve “Yonhap” në Korenë e Jugut. Mësohet se Hyon u ekzekutua më 30 prill përpara qindra njerëzve.

Sipas disa burimeve anonime, ministrin e kishte zënë gjumi gjatë një aktiviteti dhe nuk kishte ndjekur udhëzimet e Kim Jong-ut dhe kaq ka mjaftuar që ai të vritej.

Vërtetimi i ngjarjes nga burime në Korenë e Veriut është i pamundur, pasi vendi vuan një kufizim të skajshëm, citon agjencinë vendore transmetuesi britanik BBC.

Lajmi ka ngritur hije dyshimi, pasi sipas ueb-faqes së analizave “NË News” Hyon ishte shfaqur në median shtetërore një ditë para datës së ekzekutimi./infoglobi/e.

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …