Ballina / Galeria / Kopshti shumëngjyrësh nga druri i pastër

Kopshti shumëngjyrësh nga druri i pastër

Shkruan: Gentiana Maloku/InfoGlobi

Albert Einstein, përgjegjës për ekuacionin më të famshëm në botë dhe ndoshta njeriu më i zgjuar i të gjhita kohërave ka thënë: “Logjika do t’ju dërgojë nga A-ja deri te B-ja. Imagjinata do t’ju dërgojë kudo”. Prandaj, sigurisht se imagjinata e fëmijës është diçka që duhet të çmohet, por edhe të zhvillohet (ushqehet). Arkitektët dhe qeveritë në mbarë botën tani janë duke i “luftuar” shkollat joinspiruese dhe janë duke sjellë rezultate inovatore për të krijuar përvoja të reja të mësimit më efikas dhe atraktiv për brezat e ardhshëm. Kështu, një kopsht shumëngjyrësh në Slloveni është bërë “pika e lojës”, sepse i lejon fëmijët të luajnë duke manipuluar me mjedisin e tyre, gjë që ka kënaqur edhe ambientalistët.

Kopshti “Kekec” është krijuar nga një kopsht i thjeshtë i viteve të 80’ta. I ndodhur në një nga zonat e banuara të Lublanës, “Kekec” përgjigjet në kërkesat në rritje për kopshte. Kjo erdhi si rezultat i asaj se Lublana ka pasur rritje të konsiderueshme të popullsisë, ndërsa edhe ndryshimet legjislative kanë ndodhur për një rritje të planifikuar në dendësinë e ndërtimit brenda unazës së autostradës që rrethon qytetin. Ndërtimi i këtij kopshti është bërë nga druri i pafabrikuar dhe është ndërtuar vetëm për tri ditë. Ideja ishte që të bëhej një kopsht që do të plotësonte edhe nevojat e për pajisjet, apo lodrat e fëmijëve për lojë. Fasada e re zgjidhë këtë problem duke ofruar mundësi loje nga tre muret e jashtme. Ajo përbëhet nga druri ngjyrë kafe e errët e dorës së parë dhe druri ‘slats’, të cilat janë punuar me sëpatë dhe janë lidhur në mënyrë vërtikale. Por, në anën tjetër, (ana e jashtme), ky dru është është ngjyrosur me ngjyra të ndryshme dhe të ndritshme, të cilat përveçqë shërbejnë si mbrojtje nga drita, janë edhe një mundësi e mire për lojën e fëmijëve dhe të të nxënit. Si fëmijë të vegjël, ata mësojnë për ngjyrat e ndryshme, për drurin si një material natyror, i cili vazhdimisht mund të ndryshojë pamjen e kopshtittë tyre, por në të njejtën kohë edhe të ambientit ku jetojnë. Aneksi i këtij Kopshti është i bashkangjitur në anën jugore të ndërtesës ekzistuese dhe shtrihet në kopsht, i cili e ka zgjeruar hapësirën shtesë të siparfaqeve të dhomave përlojë. Këto dhoma janë kompakte, por që lejojnë mundësi që orenditë të organizohen në formacione të ndryshme. “Kekec” është i dizajnuar në atë mënyrë që mësuesi me lehtësi mund të kontrollojë fëmijët e vegjël përmes xhamave. Aty gjithcka është e përbërë nga druri i pastër dhe jeta është mjaft interesante dhe joshëse për fëmiijët e vegjël./infoGlobi/g.m.




@Fluidi

Provo po ashtu

geo magazine shqiperia

“Geo magazine” (1988): Shqipëria, vendi më i çuditshëm i Evropës

Në periudhën time universitare në Francë, një koleg student, nga që e dinte se jam …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.