Ballina / Kulturë / Kopshtet e Varura të Babilonisë
babilonia kopshtet

Kopshtet e Varura të Babilonisë

Kopshtet e Varura të Babilonisë. Janë fjalë që nxisin imazhe plot ngjyra të pasurive të humbura.

Ndërsa vazhdon debati se ku ka qënë vendndodhja e këtyre kopshteve – apo nëse ato kanë ekzistuar ndonjëherë – hulumtuesit kanë mbledhur material pas dekada kërkimesh, për të krijuar atë që ata mendojnë të jetë portretizimi më mahnitës dhe i saktë i idesë së kopshteve kur ato u ndërtuan 2500 vjet më parë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.

Një kopsht i njohur në të gjithë botën për bukurinë e tij – një emër tani sinonim për pasuritë e zhdukura të një mbretërie të lashtë.

Ky animacion thuhet të jetë përfytyrimi më i afërt që ekziston i Kopshteve të Varura të Babilonisë. Projekti i krijuar nga shkencëtarët e Universitetit Northampton, bazohet mbi hulumtimet mbi njëzet vjeçare.

“Kjo nuk është krijuar nga imagjinata e një artisti, por nga arkeologët, bazuar në prova”, thotë Ali Al-Sherbaz, hulumtues në Universitetin Northampton.

Kopshtet u ndërtuan nga mbreti Nebukadnetsar II, sundimtar i Perandorisë Neo-Babiloniane, rreth vitit 600 para Krishtit. Dorëshkrime të lashta greke i përshkruajnë kopshtet si një nga shtatë mrekullitë e botës, mbijetuan për qindra vjet.

Historikisht, ato mendohet se shtriheshin në qytetin e lashtë të Babilonisë në jug të Bagdadit të sotëm. Por disa studiues tani besojnë se kopshtet ishin vendosur më në veri – në atë që sot është provinca Nineveh e Irakut, rreth qytetit të Mosulit.

“Nuk e dimë saktësisht se ku është vendi. Unë kam bërë një sugjerim. Vendi ka qenë në perandorinë asiriane. Nuk e dimë sa zgjati kopshti”, thotë historiania Stephanie Dalley.

Mosuli – dhe zonat rrethuese – u shkatërruan gjatë betejës kundër Shtetit Islamik.

Me ndihmën e fondacionit AMAR që synon të rindërtojë komunitetet e shkatërruara nga konflikti, historianët shpresojnë të zgjerojnë kërkimet e tyre.

“Është diçka pozitive dhe ka një ndikim social të cilin po përpiqemi të theksojmë, pasi bëjmë lidhjen me të shkuarën. Njerëzit e humbasin këtë lidhje për shkak të shumë luftërave që kanë ndodhur, dhe kjo është për të ardhur keq”, thotë Ali Al-Sherbay i Universitetit Northampton.


A mundet që këto botë virtuale të zbulohen një ditë në realitet?

“Nuk mendoj se do të ishte e mundur të gjendet kopshti tani. Kemi disa pajisje të ndjeshmërisë në tokë që mund të ndihmojnë. Por njerëzit kanë hequr gurët dhe i kanë vendosur në shtëpitë e tyre. Pra, çdo gjë që ishte gur atje është plaçkitur shumë kohë më parë “, thotë historiania Stephanie Dalley.

Megjithatë, ka shpresa se projekti do të ndihmojë në edukimin dhe vlerësimin e mëtejshëm të trashëgimisë së pasur kulturore të Irakut.

Provo po ashtu

Netanjahu

Facebook pezullon faqen e Netanjahut, shkak gjuha e urrejtjes

Facebook-u njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.