Kontraste: Plazhet dje dhe sot

Vendet e ndryshme të botës kanë pësuar ndryshime përgjatë viteve, sidomos plazhet, tv cilat kanë qenë dhe mbeten të frejkuentuara edhe sot e kësaj dite.

Dy fotot e mëposhtme janë të Dubait gjatë viteve të 60-a dhe Dubait si duket sot.

Turizmi është burim i pashtershëm i të hyrave në Spanjë. Sot ai peshon rreth 40 miliardë sterlina në vit. Sa seriozisht merret ky sektor ë Spanjë shihet nga dy fotot më poshtë, foto që shpalojnë vendin Benidorm të viteve 50-a dhe atij sot.

As Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ngel prapa përpjekjeve që të lidhë turizmin me zhvillimin. Fotoja e parë ësh e plazhit lindor të Miamit . Ajo është regjistruar në vitin 1912. Kurse nën te kemi të njejtin plazh të regjistruar sivjet.

Plazhi /Resorti në Punta del Este , Uruguai, është një tjetër lokacion që të lë pa frymë nga bukuria. Eshtë ky vendi që Donald Trump e kishte përzgjedhur për ta ndërtuar rrokaqiellin e parë Trump në Amerikën jugore.  Fotoja e parë shpalon Punta del Este e viteve të 50-a, kurse nën te kemi pamjen si duket ky vend sot.


Po Kina? Çka mendoni si kanë ecur punët në Kinë? Plazhi Qingdao në provincën Shandong sot është më i frekuentuari në këtë shtet, por jo moti ai dukej krejtësisht bosh.