Ballina / BOTA / “Kontabilisti nga Aushvici’ ka vdekur pa vuajtur dënimin
Kontabilisti nga Aushvici

“Kontabilisti nga Aushvici’ ka vdekur pa vuajtur dënimin

‘Kontabilisti nga Aushvici’ ka vdekur në moshën 96 vjeçare para se të merrte dënimin me burg për përfshirjen e tij në vrasjen e qindra-mijëra hebrenjve.

Më 2015 Oskar Groening u bë një nga njerëzit e fundit që duhej të dënohej për gjenocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata kishte dënuar me katër vjet burg ish-oficerin e njësive naziste SS, për pjesëmarrje në vrasjet në kampin famëkeq nazist Aushvicit.

Oskar Groening, është akuzuar për deportimin e rreth 425.000 personave në kamp nga Polonia e okupuar, në mes të majit dhe qershorit të vitit 1944.


Ish-oficeri i njësive famëkeqe të Hitlerit ishte gjykuar për pjesëmarrje në shfarosjen e 300.000 hebrenjve hungarez në dhomat e gazit.

Padia ishte ngritur nga 55 njerëz, kryesisht të mbijetuar dhe të afërmit e viktimave.

Check Also

erdogan turqia

Turqia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti i Turqisë votoi të mërkurën për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *