alien

Konspiracione: Shumica e alienëve janë të shkurtër

Shumica e jashtëtokësorëve që vizitojnë Tokën janë shkurtabiqë, respektivisht kanë një gjatësi trupore më të vogël sesa 1,2 metra.
Kështu të paktën thotë fizikani David Webb, i cili analizoi rreth 2000 raste të takimeve të afërta me alienët, me ç’rast konstatoi se alienët mund të kategorizohen në tri kategori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Pjesa më e madhe prej tyre janë xhuxhë, të cilët kanë helmeta dhe rroba reflektuese metalike. Ata në përgjithësi nuk komunikojnë me njerëzit. Grupi i dytë përbëhet nga krijesat e ngjashme me njerëzit, me gjatësi trupore 1.5 deri 1.8 metra. Ata shihen në grupe dhe janë të përfshirë në rrëmbimin e njerëzve. Ata shpesh komunikojnë me njerëzit.

Në kategorinë e tretë gjenden gjigantët, të cilët janë të paktën 2.1 metra të gjatë. Që të gjitha këto lloje të alienëve bartin rroba njëpjesëshe, të gjata deri te fundi i duarve. Shumica prej tyre nuk kanë armë, por ata e mbajnë situatën nën kontroll”, thotë Webb.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.